Jens Stoltenberg

Stoltenberg: Hapat që ka ndërmarrë Rusia përbëjnë përshkallëzimin më serioz të konfliktit që nga fillimi i luftës, në Ukrainë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se hapat e fundit që ka ndërmarrë Rusia përbëjnë përshkallëzimin më serioz të konfliktit që nga fillimi i luftës, në Ukrainë. Putini ka mobilizuar qindra mijëra trupa të tjera, është angazhuar në kërcënime të papërgjegjshme bërthamore dhe tani ka aneksuar ilegalisht më shumë territore ukrainase. Stoltenberg në një konferencë shtypi paralajmëroi gjithashtu se lufta është në një “moment kyç” dhe se vendimi për të aneksuar më shumë territor shënon “përshkallëzimin më serioz që nga fillimi i luftës”. I pyetur nëse trupat ukrainase duhet të shmangin sulmin ndaj rajoneve të aneksuara, ai tha: “Ata mund të mbrohen, gjithashtu mund të vazhdojnë të çlirojnë territorin e pushtuar. Zyrtarët rusë kanë thënë se territori tani do të mbrohet nga e gjithë fuqia ushtarake e Moskës – e cila mund të përfshijë arsenalin e saj bërthamor. Për aplikimin zyrtar të Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, Stoltenberg nuk dha diçka detaje.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …