Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me dialogun me Serbinë, duke thënë se kreu qeveritar s’ka sjellë asgjë të re në dialog, përkundër që ka proklamuar se do të fillojë një etapë e re. Kryeministri Kurti që nga fillimi është munduar të proklamojë se po fillon një etapë e re e dialogut. Nuk është ajo çka ka ndodhur për dhjetë vite, pasi ky pretendonte vazhdimisht se po fillonte një etapë e re, por realisht s’kemi pa asgjë më shumë se sa vazhdimësi e dialogut që ka ndodhur më herët. Ju e dini se Qeveria Kurti ka qenë e fokusuar në hartimin e një udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energji. Tashmë çështja e kartave të identitetit që është një vazhdimësi e një marrëveshjeje të mëhershme, qoftë ajo e targave që lidhet me reciprocitetin. Krejt energjia shkon për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur më herët, nuk ka asgjë të re që kryeministri Kurti e ka sjell në dialog”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …