Deputeti i PDK-së dhe kryetar i Komisionit për mërgatë, Elmi Reçica ka thënë se ndihet krenar me të arriturat e rinisë tonë në mërgatë, të cilët me dijen dhe talentin e tyre po arrijnë majat e suksesit akademik. “Njëri ndër ta është edhe Drin Çeku, i cili sapo diplomoi në Fakultetin Ekonomik, pranë Universitetit të Lihtenstajnit. Drini vjen nga familja e shquar atdhetare Çeku nga Peja dhe po ashtu është anëtar i kryesisë së PDK-së, Dega në Zvicër”, ka shkruar Reçica në “Facebook”. “Uroj dhe përgëzoj Drinin për të arriturat, njëherit i dëshiroj shumë suksese në rrugëtimin e tij drejt së ardhmes”, ka përfunduar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …