Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka shkruar se në Kosovë më shumë është punuar në realizmin e projekteve gjatë kohës së pandemisë se sa tani gjatë Qeverisë Kurti. “I kanë bllokuar investimet kapitale në gjithë Kosovën, të cilat kurrë nuk kanë qenë më të ulëta. Edhe në kohën e pandemisë është punuar më shumë në projekte në gjithë Kosovën. I kanë palosur mbi 700 milionë euro në llogari bankare të Qeverisë. E tash marrin kredi 47 milionë euro për ndihma sociale, prej të cilave 15 milionë janë për pagesat e bëra për ndihma sociale për janar, shkurt dhe mars 2021, kur ka qenë pandemia, të cilat pagesa po bëhen gati dy vite që janë kryer. Edhe kanë fytyrë të kërkojnë votat e opozitës për ratifikimin e kredisë në Kuvend. Ky është dështim total. Është dëm i madh për vendin çdo ditë që kjo klasë politike e paaftë dhe e mbrapshtë mbetet në qeverisje. Është e pafalshme të lejohet edhe më tutje kjo lloj qeverisjeje” ka shkruar ish kryeministri, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …