Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se pavarësisht propagandës së qeverisë, vendi ynë po përballet me krizë ekonomike. Ai ka deklaruar për Kosovapres se Kriza ekonomike në Kosovë e ka një hov rritës e cila po ndikon edhe në aspektin social, mirëpo ajo çka është më shqetësuese se te qytetarët ka revoltë dhe pakënaqësi që po manifestohet përmes sindikatave. “E kemi në njërën anë qeverinë që paralajmëron dhe promovon të arriturat dhe rezultatet pozitive të indikatorëve ekonomikë, e në anën tjetër inflacioni ka arritur në 19.2 % sipas Bankës Botërore, dhe e tëra kjo vërtet e ka futur një skepticizëm tek qytetarët për një jetë më të mirë dhe për një ardhmëri më stabile. Vet fakti që në Kosovë me vite të tëra nuk kemi investitorë të huaj dhe promovohet vetëm ndihma e diasporës, ndihmë e cila është e orientuar në konsum dhe jo në zhvillim, besoj që është mëkati më i madh që po bën Kosova Kosovës. Prandaj vërtet sot kemi sfida të shumta, por në qoftë se dikush duhet ta ketë përgjegjësinë për një situatë të tillë ekonomike çfarë e ka kapluar Kosovën, mëkataret jemi ne, në veçanti institucionet vendore dhe politikbërësit aktual” ka theksuar eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …