Nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore mbështesin Ukrainën të bëhet anëtare e NATO-s. Këtë shtete i kanë bërë thirrje Aleancës që t’i ofrojë më shumë armë Kievit, në mënyrë që të mbrohet nga forcat pushtuese ruse. Deklarata e lëshuar më 2 tetor u nënshkrua nga liderët e Republikës Çeke, Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë. Deklarata e përbashkët e këtyre nëntë shteteve vjen pasi presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky, deklaroi më 30 shtator se Ukraina ka dorëzuar kërkesën për aplikim për anëtarësim në NATO përmes procedurës së përshpejtuar. Kjo kërkesë e Ukrainës u bë në ditën e njëjtë që presidenti rus, Vladimir Putin, pretendoi se Rusia ka aneksuar katër rajone ukrainase, që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse. “Ne përsërisim mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne nuk njohim dhe nuk do të njohim kurrë përpjekjet ruse për të aneksuar territor ukrainas”, u tha në deklaratën e nëntë liderëve të shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin
Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …