Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur lidhur me fillimin e mësimit më 3 tetor, pas pezullimit të grevës njëmujore nga SBAShK-u. Ai ka thënë se është i lumtur që nxënësit po kthehen sot në bankat e shkollës, por shprehet i shqetësuar për qasjen që ka pasur qeveria ndaj grevës së mësimdhënësve. Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokë lartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar. Memli Krasniqi ka shtuar se përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. “Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre. Prandaj, kërkesat e tyre, me apo pa grevë, duhet të adresohen dhe të plotësohen sa më shpejt”, ka shkruar mes tjerash kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin
Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …