Rrahman Jasharaj

Rrahman Jasharaj: Nëse Qeveria i ndëshkon arsimtarët grevistë, do të ballafaqohemi me një situatë edhe më të keqe se deri tani

Sot në të gjitha shkollat e Kosovës ka filluar  viti i ri shkollor, 2022-2023,  pas grevës njëmujore të mësimdhënësve. Pavarësisht se mësimi ka nisur, mësimdhënësve nuk u kanë dalë pagat e muajit shtator. Lidhur me këtë rast,  kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse deri me 5 tetor nuk do të ekzekutohen pagat,  situata  në arsim do të përkeqësohet. Ne jemi në pritje sepse afati ligjor është deri më 5 tetor, shërbyesve civilë iu kanë dalë pagat, ndërsa në sistemin arsimor, ne gëzohemi që ata kanë paga, por qeveria ishte dashur  të vepronte njëjtë, në mënyrë që  t’i ekzekuton pagat e jo të bëjnë ndasi, pasi ndalja e pagës është joligjore. Nëse bëhet ky akt i ndëshkimit do të kemi një situatë edhe më të keqe në sistemin arsimor, ka thënë Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …