leoni

Sot përfundon procesi mësimor në Kosovë për vitin shkollor  2022 – 2023

Sot, në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës ka filluar viti i ri shkollor.

Sot, në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës ka filluar viti i ri shkollor. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, i kanë uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Malishevës, e në veçanti, 850 nxënësit e klasave të para të cilët për herë të parë janë në bankat shkollore.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari Kastrati dhe drejtoresha Krasniqi, e kanë vizituar SHFMU “Bajram Curri” në Drenoc, përkatësisht klasat e para, të cilët i kanë uruar dhe ju kanë dëshiruar suksese.

“Është kënaqësi e veçantë që sot jam këtu me juve në fillimin e vitit të ri shkollor. Për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, uroj të jetë një vit i mbarë, e në veçanti për juve që sot për herë të parë jeni në bankat shkollore. Urime dhe gëzuar vitin shkollor, e shumë suksese në mësime dhe në jetë”, ka thënë kryetari Kastrati dhe i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Malishevës.

Edhe drejtoresha Krasniqi, i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, e në veçanti nxënësit e klasave të para. “Urime të përzemërta për të gjithë ju nxënës të dashur dhe shumë suksese në këtë vit shkollor dhe gjatë tërë shkollimit tuaj”, tha Krasniqi, e cila gjithashtu i falënderoi edhe të gjithë mësimdhënësit për punën që po bëjnë në edukimin dhe arsimimin e nxënësve. “Sot jam shumë e kënaqur që sot jam këtu, në shkollën në të cilën e kam kryer shkollimin fillor dhe i falënderoj të gjithë mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe të gjitha shkollave tjera, të cilët për breza të tërë na kanë mësuar e edukuar dhe kanë nxjerrë kuadro të shumta”, ka thënë Krasniqi.

Sipas drejtoreshës Krasniqi, mësimi ka filluar në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës dhe janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor, si dhe nxënësit janë pajisur me tekste mësimore. Në këtë vit shkollor, në klasën e parë janë regjistruar 850 nxënës.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së …