Federata Ruse për herë të parë, në mënyrë zyrtare iu ka referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, duke e përdorur për justifikimin e pushtimit dhe aneksimit të territoreve të Ukrainës, pas mbajtjes së referendumeve të rreme. Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse tha se referendumet u mbajtën në pajtim të plotë me standardet dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare” dhe menjëherë iu referua edhe pavarësisë së Kosovës. “Populli i Donbasit dhe i Ukrainës jugore ushtroi të drejtën legjitime për vetëvendosje në përputhje me Kartën e OKB-së, marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nga viti 1966, Aktin Final të Helsinkit të OSBE-së të vitit 1975 dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së për Kosovën më 22 korrik 2010. Federata Ruse ka konfirmuar se shpallja e njëanshme e pavarësisë së një pjese të vendit nuk cenon asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme ruse. Ky njoftim i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, de facto, është pranim zyrtar i Pavarësisë së Kosovës, edhe pse politikanët shqiptarë tani për tani po hezitojnë ta vlerësojnë këtë zhvillim me rëndësi të jashtëzakonshme politike.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …