leoni

Njoftim për blegtorët malishevas: Shtyhet afati për aplikim për subvencionim me “bidona për bartjen e qumështit”

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës, Sylë Dukolli, i njofton të gjithë fermerët, përkatësisht blegtorët e Komunës së Malishevës, se është shtyrë afati për aplikim në shpalljen e datës 24.08.2022 për furnizimin me “bidon për bartjen e qumështit”. Aplikimi shtyhet deri më 14.10.2022. Sipas drejtorit Dukolli, shtyrja e afatit për aplikim është bërë për shkak se blegtorët nuk kanë mundur të aplikojnë gjatë muajit të kaluar, për shkak të situatës së krijuar gjatë mbajtjes së grevës nga ana e sindikatës së punëtorëve të administratës. Ai ka bë të ditur se data e fundit e aplikimit ka qenë deri më sot, 03.10.2022, por aplikimi është shtyrë deri më 14.10.2022.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …