Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka deklaruar se Marrëveshje për Asociacionin po kundërshtohet fuqishëm pasi edhe më parë janë gjetur shkelje te Kushtetutës së Kosovës. Ben Meir u shpreh se zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit të vitit 2015 zvogëlon sovranitetin e Kosovës. “Edhe pse Kosova është nën presion për të zbatuar Marrëveshjen e Asociimit të vitit 2015, unë pajtohem që një Asocim i tillë minon sovranitetin e Kosovës mbi komunat me shumicë serbe”, u shpreh eksperti amerikan. Sipas tij, shteti serb po këmbëngul në këtë marrëveshje vetëm për të rritur ndikimin e saj në Kosovë. Ky ka qenë gjithmonë qëllimi dhe nuk ka gjasa të ndryshojë. Insistimi i disa zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për të krijuar këtë asociacion është i gabuar, ka saktësuar Alon Ben Meir.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …