Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që demarkacioni i kufirit me Malin e Zi të rinegociohet në Bruksel. Partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka shprehur gatishmërinë që të marrë pjesë në bisedimet në Bruksel, në rast se kjo çështje diskutohet me palën malazeze. Deputeti i kësaj partie, Lah Brahimaj ka thënë se këto bisedime duhet të nismohen nga vet qeveria që e ka sjellë vendin në këtë gjendje. Sipas tij, kryetari Hashim Thaçi duhet t’u bëjë ftesë partive opozitare për të qenë pjesë e këtyre bisedimeve.
