Profesori dhe analisti politik Milazim Krasniqi ka reaguar në lidhje me videon e publikuar dje nga Lëvizja Vetëvendosje në të cilën flitej me akuza tejet të rënda për ish-liderët politikë dhe partitë politike në vend. Ai tha se spoti paralajmëron vetë-rrëzimin e qeverisë Kurti, por edhe mohimin e dështimin e shtetit. Qeveria Kurti nuk di si të ballafaqohet me krizat e brendshme ekonomike, energjetike, arsimore, shëndetësore e diplomatike, as nuk ka guxim të ballafaqohet me sfidat që e presin çdo qeveri të Kosovës në procesin e dialogut të pambyllur me Serbinë”, tha Krasniqi. Spoti vulgar e bizar, i bërë bashkë me goditjen e pabesë ndaj njëzet e pesë mijë mësuesve e arsimtarëve, është edhe provokim për trazira. Vetëvendosja po planifikon trazirat eventuale t’i përdorë si gjethe fiku për ta mbuluar turpin e vetë-rrëzimit të qeverisë Kurti. Sa iu përket spoteve, një spot vërtet real do të mund të bëhej me veprimet e dhunshme të LV-së ndër vite. Në atë spot mund të paraqiten realisht zjarrvëniet në Kuvend, sulmet egërshane ndaj policisë së shtetit, praptimi i kamionëve me mallra, sulmet ndaj zyrtarëve të shtetit djegia me molotov e veturave familjare e deri tek arsenali me armë, i zbuluar diku afër Ngrohtores, ka shkruar mes tjerash profesori, Milazim Krasniqi.