Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, ka hedhur akuza të rënda drejtuar kësaj partie. Ai ka thënë se kjo forma e re e qeverisjes së Vetëvendosjes është e rrezikshme për Kosovën. Unë e di që shumica e njerëzve nuk pajtohen me mua, e kuptoj. I kam kuptuar edhe kur kam hyrë për ta përkrahur UÇK-në, shumica e njerëzve nuk janë pajtuar me mua, shumica absolute. Por unë e kam ditur, e kam ndjerë në zemrën teme, në qenien teme që kam pasur të drejtë, edhe tash e ndjej se pushteti i Vetëvendosjes, për të cilin unë kam kontribuar aq shumë, nuk është i vetëm dëmshëm për Kosovën, është i rrezikshëm, dhe duhet ndalur sa më shpejtë që të jetë e mundur. Jo të ndalet me metoda fashiste, me të cilat Vetëvendosja ka ardhur në pushtet, por me metoda demokratike, ka saktësuar, Florin Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …