Qeveria ende nuk ua ka ndarë pagat për muajin shtator, mësimdhënësve të cilët kanë qenë pjesë e grevës së SBASHK-ut

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj tha për mediet se nëse nuk  dalin pagat deri më 5 tetor, mund të kthehemi sërish në grevë. “Ne e cilësuam këtë vendim si thikë pas shpine të Qeverisë Kurti, teksa e menduam se Qeveria do të ketë mesazh pozitiv për fillimin e vitit shkollor, ata bënë edhe një shkelje të ligjeve. Qeveria  ua ndaloi pagat tash për tash punëtorëve të arsimit të cilët ishin në grevë por jo edhe për shërbyesit civilë, të cilët ishin bashkë me ne në grevë në kuadër të BSPK-së. Gjersa nesër është 5 tetori, Dita Ndërkombëtare e Mësuesve, kjo është dhurata e Kurtit për këtë ditë që në tërë rruzullin tokësorë vetëm në Kosovë mësuesit janë pa paga”, tha Rrahman Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …