Edhe pse edhe shërbyesit civilë ishin në grevë, të premten, më 30 shtator u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator. Por, këto paga nuk i kanë marrë punëtorët e arsimit, të cilët bashkërisht ishin në grevë, ka thënë Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës. Mosekzekutimin e pagave për arsimtarët është një tendencë për të shantazhuar dhe për t’i frikësuar sindikatat në përgjithësi, dhe me theks të veçantë ndëshkim mbi SBASHK-un, si sindikatën më të madhe e Kosovës. Ne si Sindikatë e Administratës Publike e mbështesim fuqishëm SBAShK-un dhe kërkojmë në të njëjtën kohë nga Qeveria që urgjentisht ta bëjë lëshimin e pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit, pasi është e drejtë e tyre dhe në të njëjtën kohë Qeveria, e cila do të duhej të ishte gardian i ligjshmërisë dhe t’i respektoj ligjet e Kosovës, ajo është shkelësja më e madhe e ligjeve dhe mohuese e kontributit të çmuar të të gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit”, ka nënvizuar Ali Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …