leoni

Po vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës në dhe përreth QKMF-së në Malishevë

Punimet në rregullimin e oborrit, garazheve dhe meremetimit, përkatësisht izolimit të objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, janë duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë. Për këtë qëllim, sot, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, e ka vizituar QKMF-në, përkatësisht i ka parë nga afër punimet që janë duke u realizuar. Drejtori Morina, është pritur nga drejtori i QKMF-së në Malishevë “Dr.Shpëtim Robaj”, Afrim Krasniqi, si dhe është njoftuar nga punëkryesi me ecurinë e zbatimit të planit dinamik dhe të projektit në tërësi. Drejtori Morina, ka thënë se punimet janë duke u zhvilluar sipas planifikimit të paraparë dhe shumë shpejt do të kemi një objekt të izoluar mirë, me një hapësirë më të përshtatshme, me garazhe për vetura, oborr me parking të mjaftueshëm dhe të rregulluar për qarkullim pa pengesa dhe që lehtëson edhe ofrimin e shërbimeve më të shpejta”. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ky projekt është edhe një prej projekteve të shumta që janë duke u realizuar dhe financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …