Ka vazhduar faza e katërt e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore në komunën e Skenderajt

Ka vazhduar faza e katërt e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore në komunën e Skenderajt, për bujqit të cilët kanë aplikuar në konkursin publik, dhe ku komisioni komunal ka bërë përzgjedhjen në bazë kritereve të përcaktuara. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, duke i përgëzuar bujqit përfitues të frezave, ka siguruar se qeverisja e tij do të vazhdojë të jetë përkrahë bujqve dhe fermerëve të komunës së Skenderajt, me anë të programeve dhe subvencionit në bujqësi, që ka shënuar rritje si kategori për 50 mijë euro nga buxheti i vitit paraprak. Edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, është shprehur i lumtur që po vazhdon përkrahja e bujqve me pajisje të rëndësishme bujqësore. Shpërndarja e sotme e 40 frezave është e katërta më radhë që Komuna e Skenderajt përkrahë bujqit dhe fermerët e saj. Ditë më parë janë shpërndarë edhe pajisje të tjera, ndërsa ditëve në vazhdim do të ketë veprime të tjera mbështetëse për bujqit e Skenderajt.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …