Delegacioni nga Kosova është takuar me përfaqësuesit e Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë

Delegacioni nga Kosova është takuar me përfaqësuesit e Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës i përbërë nga anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka realizuar një vizitë në Shqipëri, duke u takuar me drejtues dhe përfaqësues të organeve të Kuvendit të Shqipërisë, raporton Anadolu shqip. Delegacioni nga Kosova është takuar me përfaqësuesit e Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, ku në fokus të diskutimeve të tyre ishin çështjet e bashkëpunimit mes dy komisioneve, çështjet e sigurisë dhe të tjera. Gjatë fjalës së tij në takim, kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, Nasip Naço, theksoi se çështjet e sigurisë kërkojnë bashkëpunim dhe bashkëveprim të mëtejshëm, sipas tij “sepse sfidat që duhet të punojmë së bashku janë të mëdha”. Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, gjatë fjalës së saj tha se bashkëpunimi ynë në të gjitha fushat ka qenë shumë korrekt , shumë konstruktiv dhe ashtu siç duhet të jetë. “Të gjithë bashkë njëzëri jemi dakord që bashkëpunimi ynë në fushën e sigurisë dhe të inteligjencës duhet të thellohet edhe më tutje. Kur kemi të bëjmë me punën e sigurisë së vendit dhe shërbimit inteligjent tek ne nuk ka ndasi pozitë-opozitë, sepse siguria e vendit i takon sa opozitës aq edhe opozitës”, është shprehur Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …