Pacolli

Behxhet Pacolli e quan skandaloze videon e publikuar nga Vetëvendosja dhe tregon me fakte se sa e ka ndihmuar vetë Kosovën

Ish- ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti Behgjet Pacolli, ka reaguar pas videos të cilën e publikoi Lëvizja Vetëvendosje. Në mesin e ish drejtuesve të apostrofuar nga Lëvizja Vetëvendosje është edhe Behgjet Pacolli, i cili ka quajtur skandaloze videon e publikuar, duke thënë se “shkatërruesit” janë ata që konsumojnë paratë e taksapaguesve. Ai ka pyetur LVV-në se çfarë ka bërë ajo për shtetin, ndërsa ka treguar për arritjet e tij, sa ishte në poste udhëheqëse.

 

Postimi i plotë:

 

E shoh veten në një video skandaloze të publikuar nga partia më e madhe e Kosovës, partia që sot qeverisë Kosovën tonë. Në atë video jam quajtur shkatërruesi. Jo, zotërinj, shkatërruesit jeni ju që vetëm konsumoni paranë e taksapaguesve e në këtë rast edhe paratë e mia. Më tregoni çka keni bërë Ju për Kosovën?

– Unë kam nënshkruar pavarësinë e Kosovës, ju jo.

– Unë kam promovuar vendin në tërë botën, i kam sjellë mbi 40 njohje, e ju, asnjë …

– Unë kam krijuar ekzistencë financiare për mbi 60.000 qytetarë të Kosovës që nga koha nga kur ju ende nuk keni ekzistuar.

– Unë kam ndihmuar e ndihmoj njerëzit në nevojë të Kosovës me dhjetëra miliona euro e ju vetëm i shfrytëzoni ata njerëz.

– Unë kam ndërtuar dhe dhuruar universitete, shkolla, ndërtesa e shumëçka, e ju asgjë.

– Kam rindërtuar me shije, hapësirat në ndërtesat ku ju edhe sot punoni (Parlamentin, presidencën, ministrinë e punëve të jashtme e shumëçka, e ju jo që nuk i keni ndërtuar apo mirëmbajtur, por jeni përpjekur edhe ti shkatërroni.

– Sot shëroj me dhjetëra pacientë jashtë vendit dhe i financoj dhjetëra studentë jashtë vendit e ju asnjë.

Është turp për ju! Këto dy vite Kosova po degradohet në çdo aspekt, infrastruktura, ambienti e çdo gjë tjetër që ka nevojë për dorën e njeriut të cilën ju nuk jeni në gjendje të jepni. Deri tani vetëm keni sharë e fyer e nëse vazhdoni kështu nuk di si do të duket Kosova…

Unë shpresova dhe besova se ju do të punoni për Kosovën dhe unë ju votova, sepse mendova se e meritoni votën time. Nuk gjej fjalë se sa poshtë mund të shkosh. Sinqerisht nuk kisha në plan të reagoja, por kjo nuk është hera e parë që luani me personalitetin tim. Drejtoni vendin si duhet ose largohuni!

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …