Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, është cituar të ketë deklaruar se Kosova duhet ta forcojë sovranitetin e saj dhe ta kontrollojë pjesën veriore, pasi përveç çështjes së targave, ka edhe mënyra të tjera për ta treguar sovranitetin. Situata mes Kosovës dhe Serbisë është më ndryshe. Ajo që dua të them është se Kosova duhet ta forcojë sovranitetin e saj dhe ta kontrollojë pjesën veriore të vendit. Ndërsa në Beograd, kemi një ambasador të madh, ai është Kristofer Hill, i cili e kupton shumë mirë situatën. Ai ishte ambasador edhe në Maqedoni gjatë kohës së luftës në vitet 1998-1999. Ai është në vendin dhe momentin e duhur. Clark tha me këtë rast se dialogu Kosovë – Serbi duhet të ketë vazhdimësi, pasi kjo do jetë në interesin e qytetarëve të Kosovës. I pyetur se a ka rrezik për ndonjë luftë, Clark tha se duke ditur kapacitetet e NATO-s kjo nuk e shqetëson aspak. Gjithashtu edhe në Kosovë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë emëruar një ambasador të mirë. Situata është më e sigurt në Kosovë, duke konsideruar edhe rolin e KFOR-it. Duhet të vazhdojë dialogu me Serbinë, edhe nëse ka shumë dallime e probleme. Kjo është edhe në interesin e qytetarëve të Kosovës. Nuk jam shumë i shqetësuar për Ballkanin, sepse e di që NATO është aty për të intervenuar shpejtë nëse shkaktohen trazira. Fjalët për luftë nuk më shqetësojnë, sepse i di kapacitetet e NATO-s”, deklaroi Clark.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …