Sindikata e arsimit SBASHK është duke pritur që sot të procedohen pagat për muajin shtator për mësimdhënësit. Reshit Kushaj, nga SBASHK-u, ka thënë se udhëheqësit sindikalë janë duke u takuar me kryetarët e komunave, pasi siç tha ai komunat janë punëdhënëse të mësimdhënësve. “Udhëheqësit sindikalë janë duke u takuar me kryetarët e komunave që ata të zhvillojnë trysni, sepse punëdhënëse janë komunat dhe me siguri edhe ata do të bëjnë punën e tyre”, tha Kushaj. Ai konfirmoi se aktualisht nuk kanë asnjë kontakt me Qeverinë, ndërsa tha se në rast se nuk dalin pagat edhe sot, që është afati i fundit, në orën 20:00 do të mblidhen për të vendosur për hapat tutje. Megjithatë, nëse nuk dalin brenda ditës, ne çdo mbrëmje në orën 20:00 kemi takime dhe aty mund të vendosim çfarë të veprojmë më tutje”, saktësoi Reshit Kushaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …