leoni

Po të mos ishte shtyrë gjykimi kundër Hashim Thaçit ishte paraparë të dëshmonin: Riçard Holburk, Robert Dol e Medlin Olbrajt

Po të mos ishte shtyrë gjykimi kundër Hashim Thaçit ishte paraparë të dëshmonin: Riçard Holburk, Robert Dol e Medlin Olbrajt

Avokati i Hashim Thaçit  në Gjykatën Speciale,  Gregory Keohe, ka deklaruar se vonesa në fillimin e  gjykimit dhe dhënien e materialeve po paraqet problematikën kryesore të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po përballen me drejtësinë në Hagë. Këto vonesa po shkaktojnë pasiguri tek mbrojtja lidhur me aspektin e dëshmisë së dëshmitarëve të tyre që tanimë janë në moshë, dhe në një moment të caktuar kur të nevojitet prezenca e tyre, po ngrihet shqetësimi ata mund të mos jenë më gjallë. Avokati  Gregory Keohe, ka përmendur disa emra që do  të kishin dëshmuar pro Thaçit në Hagë, e që tanimë nuk jetojnë. Në mesin e tyre ishte  edhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madelein Albright, pastaj  ish-ambasadori Richard Holbrook si dhe ish-senatori Robert Dole. Të tre këto autoritete të larta ishte paraparë të dëshmonin po të ishin gjallë, dhe do të kishin shumë gjëra pozitive për të thënë për Thaçin, tha avokati Keohe. (Lajmi.net)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …