leoni

Nuhi Sinan Krasniqi

Më 26 maj rivarrosen eshtrat e dëshmorit të Luftës Atdhetare të Kroacisë, Nuhi Sinan Krasniqi

Më 26 maj 2016 në orën 13:00 në sallën e Shtëpisë së Kulturës, në Malishevë do të mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin e Luftës Atdhetare  të Kroacisë, Nuhi Sinan Krasniqi. Në këtë akademi do të dorëzohet edhe dekorata e Presidencës së Republikës së Kroacisë për dëshmorin, Nuhi Sinan Krasniqi. Ndërsa në orën 14:30 në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova” në Kleçkë, do të organizohet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Nuhi Sinan Krasniqit, dëshmor shqiptar i Luftës Atdhetare të Kroacisë. Nuhi Sinan Krasniqi u lind në fshatin Tërpezë, më 2 maj të vitit 1957. Shkollën fillore e kreu në fshatin Tërpezë të Malishevës. Në fillim të luftës në Kroaci në janar të vitit 1991 Nuhiu inkuadrohet në Brigadën e  Katërt  të ushtrisë së Kroacisë së bashku me disa luftëtarë nga Kosova. Më 6 gusht të 1992, bie heroikisht në mbrojtje të Zarës, në malin Vukosh, në Kroaci. Ishte varrosur më nderimet të larta ushtarake në varrezat e qytetit të Zarës. Nuhi Sinan Krasniqi është shpallur  hero i Luftës Atdhetare të Kroacisë. Në Luftën e popullit kroat kundër sundimit hegjemonist dhe fashist të Serbisë kanë marrë pjesë disa mijëra shqiptarë nga Kosova, në mesin e tyre edhe komandantë të shquar dhe gjeneralë si Rrahim Ademi,  Agim Çeku, pastaj, luftëtarë të njohur si: Bekim Berisha, heroi i Kosovës dhe Kroacisë, Fehmi Lladrovci, Gëzim Hamza, Agim Çela  dhe shumë të tjerë të cilët kanë luftuar në Kroaci, pastaj kanë rënë dëshmorë në luftë për çlirimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …