Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Jeton Mehmeti ka konfirmuar se Kosova ka tregtuar energji elektrike me kompaninë GEN, e cila vepron me zyrë në Beograd. Gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, Mehmeti ka përmendur emrat e kompanive që Kosova ka tregtuar energji elektrike në periudhën e fundit. Mehmeti tha se emrat e tregtarëve janë: GEN, Tirana shpk dhe KESh. Edhe pas insistimit të deputetit, Ferat Shala, lidhur me shtetet që tregton Kosova rrymë, Jeton Mehmeti nuk pranoi të përmend emrat e shteteve. Në Kompaninë GEN me zyrë në Beograd, së cilës i doli në sipërfaqe një skandal në Slloveni, ishte i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …