SBASHK

Sindikalistët presin një arsyetim nga Hekuran Murati lidhur me mos-pagesën e rrogave për të ndërmarrë hapa ligjorë

Sindikalistët po presin një arsyetim nga Hekuran Murati pse ua ndali mësuesve rrogat, për të ndërmarrë tutje hapa ligjorë. Rrahman Jasharaj thotë se mësuesit janë të shqetësuar dhe ndihen të ndëshkuar, ndërsa SBASHK u ka bërë edhe një kërkesë bankave, ku mësuesit pa rroga kanë kredi.  Rrahman Jasharaj, tha se SBASHK i ka kërkuar ministrisë që e udhëheq Hekuran Murati, që të lëshojë një arsyetim për mosekzekutimin e pagave. Jasharaj kërkon angazhim nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit. Ndërsa sa i përket kompensimit të pagave, Jasharaj ka thënë se ky vendim i takon anëtarësisë së SBASHK-ut, derisa nuk tregoi se a disponimi i tyre për kompensimin e orëve. Për kompensimin e orëve do të ulemi të bisedojmë me MASHTI-n dhe me përfaqësuesit e prindërve, sepse siç e dimë prindërit janë kundër zëvendësimit të orëve gjatë të shtunave për shkak të obligimeve familjare që kanë. Gjithashtu, e dimë që mësimi të shtunave nuk ka shumë efekt”, tha Jasharaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …