leoni

Rifat Latifi

Rifat Latifi, “Truri” i ardhur nga Amerika, për ta “shëndetësuar” Kosovën dha dorëheqje pasi Albin Kurti ia “mori” postin

Ministri i Shëndetësisë, shqiptaro-amerikani, Rifat Latifi,  ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Qeverisë Kurti. Në letrën e dorëheqjes që Latifi ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti, thuhet: “Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje, pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës,  që nga sot me datën 6 tetor 2022”. Në letrën e tij, Latifi thotë se ka bashkangjitur raportin 10 mujor të gjeturave dhe sfidave si dhe të arriturat e tij gjatë kësaj periudhe. Kohë më parë, kryeministri, Albin  Kurti ka  themeluar edhe një Komision special  për Shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë. Krijimi i këtij komisioni ishte bërë për  mosbesim ndaj punës së Rifat Latifit, të cilin Albin Kurti e kishte ftuar për të ardhur nga Amerika si kuadër me “tru”, sikur thuhet zakonisht për kuadrot me origjinë shqiptare që importohen nga shtetet e huaja për në Kosovë, jo duke u bazuar në profesionalizmin e tyre, por me fatin se janë shkolluar jashtë vendit, sikur është Dimal Basha, trimi i Albin Kurtit,  i cili në Kosovë mezi kishte marrë një notë gjashtë në indeks e në Amerikë krejt “dhjeta”.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …