Byroja Kosovare e Sigurimit në një konferencë ndërkombëtare të organizuar të enjtën në Prishtinë, ka shënuar 11 vjetorin e themelimit. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë znj. Greet Flore, Drejtoreshë Menaxhuese e Këshillit të Byrove, presidentja e Këshillit të Byrove, znj. Sandra Shwarz, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Bankës Qendrore të Kosovës, drejtor të Byrove të vendeve të rajonit si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi, Kroacia, si dhe përfaqësues të kompanive të sigurimeve.
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit z. Sami Mazreku gjatë fjalimit të tij para mysafirëve të shumtë ka folur për sukseset e shumta që institucioni që ai drejton ka shënuar gjatë 20 muajve të fundit, kohë kur ky e ka marrë nën menaxhim këtë Institucion të rëndësishëm.
Pas prezantimitë të një dokumentari, Mazreku për të gjitha të arriturat ka falënderuar guvernatorin e BQK-së z. Fehmi Mehmeti që pa mbështetjen e tij, sukseset e shumta të prezantuara në dokumentar do të kishin munguar.
Mazreku gjithashtu ka treguar për transformimin e tërësishëm të BKS-së, ka folur për mbylljen e rreth 12 mijë lëndeve si dhe punëve që janë bërë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.
Ai ka thënë se tashmë sa i përkryet BKS-së janë përmbushur të gjitha kriteret tektonike për anëtarësim në këtë Institucion ndërkombëtarë.
Një gjë të tillë e ka pohuar edhe znj.Greet Flore, drejtoreshë Menaxhuese e Këshillit të Byrove e cila ka thënë se në aspektin teknik Byroja Kosovare e Sigurimit ka plotësuar kushtet për anëtarësim ne Byronë e Kartonit te Gjelbër. Flore ka folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove, ku ajo gjithashtu ka përmendur faktin e edhe të mosnjohjes së targave të automjeteve nga shumë vende duke e cilësuar këtë si çështje politike. “Ka pengesa, por ne kemi menduar për një zgjidhje. Një vend tjetër do të ofrojë polisa që të mund të lëvizin qytetarët lirshëm” ka thënë ajo.
Presidentja e Këshillit të Byrosë, Sandra Shwarz tha se ndonëse ditë feste për Byronë nuk mund të jap lajmin për anëtarësim në Këshill. Ajo ka përmendur një varg pengesash duke e cilësuar këtë proces si jo të lehtë, por që ka premtuar zgjidhje të shpejt.
Edhe Zëvendëskryeministrja e vendit, Emilia Rexhepi, tha se vendosja e stikerëve ka bërë që të zvogëlohet numri i aksidenteve. “Ne si Qeveri i përcjellim reformat të këtij institucioni dhe mbështesim çdo mundësi bashkëpunimi që të sigurojmë liri të lëvizjes” ka thënë ndër të tjera Emilia Rexhepi.