E nesërmja do të jetë një ditë e rëndësishme për të gjithë kontinentin e Evropës, me prezantimin e projektit të Komunitetit Politik Evropian

E nesërmja do të jetë një ditë e rëndësishme për të gjithë kontinentin e Evropës, me prezantimin e projektit të Komunitetit Politik Evropian

E nesërmja do të jetë një ditë e rëndësishme për të gjithë kontinentin e Evropës, pasi do të prezantohet projekti ambicioz i Komunitetit Politik Evropian, që synon rritjen e bashkëpunimit dhe afrimin e vendeve të kontinentit ndaj sfidave dhe ndihmës reciproke. Në takimin që do të zhvillohet në Pragë të Çekisë janë të ftuar 44 vende. Në axhendën e takimit, 4 do të jenë sesionet e rëndësishme të aktivitetit: lansimi i projektit, tryeza e rrumbullakët, takimet bilaterale dhe përfundimet. Në sesionin më të rëndësishëm të samitit, në atë të nisjes të këtij projekti kaq ambicioz do të ketë vetëm 5 fjalë përshëndetëse, dhe një prej tyre është përfaqësuesi i Shqipërisë Edi Rama. Mes folësve sigurisht është kryeministri i vendit pritës, ai i Republikës Çeke, Petr Fiala, deklaratë e Presidentit të Ukrainës Zelensky, Kryeministri i Norvegjisë  Gahr Støre, dhe në fund fjala e Kryeministrit Truss nga Mbretëria e Bashkuar. Mësohet se për përcaktimin e vetëm 5 folësve ka pasur debate të vogla mes organizatorëve, por përfundimisht është vendosur që Kryeministri Rama dhe 4 liderët e tjerë të jenë të vetmit që do të kenë të drejtën e fjalës në sesionin e parë të hapjes. Kujtojmë se Kryeministri Rama ka qenë një ndër promotorët më të mëdhenj të një nisme që do të nënkuptonte më shumë akses të vendeve të Ballkanit Perëndimor në projektet e Bashkimit Evropian, sidomos në drejtim të përballimit të sfidave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …