Ishte paraparë që brenda dy muajve, të zbatohej udhërrëfyesi lidhur me marrëveshjen për energjinë, e cila ishte arritur në kuadër të procesit të dialogut Kosovë –Serbi. Një dakordim i tillë ka ndodhur me 21 qershor 2022. Por, kompania “Elektrosever” ka shkelur të gjitha afatet të përcaktuara me këtë udhërrëfyes. Në lidhje me këtë çështje, Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, me 5 tetor, pasi raportoi në Komisionin Parlamentar për Integrime, dhe paralajmëroi se për shkak të mospërmbushjes së obligimeve nga marrëveshja e Brukselit, kompanisë ‘Elektroserver’ mund t’i merret licenca. Por Peter Stano, zëdhënës i kryesor i shefit për Politikë të Jashtme e të Sigurisë, Joseph Borrel, deklaron se;-“ Bashkimi Evropian, po ndjek nga afër aktivitetet e të dyja palëve sa i përket Udhërrëfyesit për Energjinë, në kapacitetin e vet si lehtësues dhe garantues i marrëveshjeve të dialogut”. “KOSTT, KEDS dhe Elektrosever janë në komunikim të rregullt, Ata raportojnë gjithashtu rregullisht në BE dhe SHBA, ka saktësuar Peter Stano për RTK.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …