Kryetari i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se me 8 tetor do t’i drejtohet popullit serb për t’i njoftuar ata me disa vendime të vështira, që duhet të marrë sipas kërkesave që vijnë nga Brukseli. Ky fjalim i Vuçiqit vjen pas takimeve në Pragë dhe mbledhjes së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai pritet të flasë edhe për sanksionet e BE-së përmes të cilave iu ndalua Serbisë importi i naftës ruse. Dihet se Vuçiq pas kthimit nga Nju Jorku kishte deklaruar se Serbia “po përballet me një periudhë të vështirë politikisht dhe ekonomikisht dhe se në shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme do të duhet të merren vendime të vështira për vendin”. Ndërkohë kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha se Vuçiq nesër “do të shpallë disa vendime strategjike dhe se Serbia do të duhet të ndryshojë qëndrimin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …