Mbi 300 studentë malishevas meritorë përfitojnë bursë për vitin 2022

Pas një pune të shkëlqyeshme të Komisionit për ndarjen e bursave për vitin 2022, sot është bërë publike lista e mbi 300 studentëve përfitues. Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati ka thënë se, me kënaqësinë më të madhe ju informoj se ky është numri më i madh i përfitues të kësaj burse që i kemi përkrahur si Komunë, ku përfitues janë të gjithë studentët e komunës së Malishevës të cilët i kanë plotësuar kriteret ligjore. Si kryetar i Komunës së Malishevës ju siguroj se, ashtu siç jemi zotuar edhe po vazhdojmë të jetësojmë politikat e qeverisjes sonë komunale për të përkrahur studentët tanë që vijojnë studimet nëpër universitetet publike të vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Sot për tokën, çdo ditë për të ardhmen!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me fëmijët e çerdhes “Tulipanët” në …