Organizohet Konsultim publik për Projekt-planin e vlerësimit të rrezikut për territorin e komunës së Rahovecit

Komuna e Rahovecit përmes grupit punues për hartimin e Projekt-Planit të vlerësimit të rrezikut për territorin e komunës së Rahovecit, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Rahovecit Nr.1005 i datës 29.03.2017 dhe  Nenit 6 pika 1.6 të  Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, lëshon këtë:

NJOFTIM

Konsultim publik për Projekt-planin e vlerësimit të rrezikut për territorin e komunës së Rahovecit. Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 7.10.2022 deri më datën: 7.11.2022, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 21.10.2022, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale, me fillim në ora 10:00. Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datën 6.11.2022 në ora 16:00, tek zyrtarët: [email protected] , [email protected]; dhe   [email protected]. Për më shumë detaje, Projekt-Planin e vlerësimit të rrezikut per territorin e komunës së Rahovecit, mund ta gjeni në vegëzat e mëposhtme:

Uebfaqe zyrtare: https://kk.rks-gov.net/…/Plani-i-vleresimit-te-rrezikut…

Platformë për Konsultime Publike: https://kk.rks-gov.net/…/dokumente-ne-konsultim-publik/

Facebook: https://www.facebook.com/rahoveckomuna

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …