Serbia më në fund ka nisur t’i ndiejë pasojat si rezultat i mbështetjes së Rusisë në luftën e saj ndaj shtetit dhe popullit ukrainas. Bashkimi Evropian ka vendosur pakon e tetë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Serbisë i është hequr privilegji i të importuarit naftë, gaz e produkte të tjera nga Rusia. Ky vendim i bllokut evropian është ndëshkim i Serbisë për mos rreshtimin, apo mos përafrimin e saj me sanksionet e BE-së kundër Rusisë. “Ajo që ka ndodhur është që në fakt, për vendet e treta, ka pasur një përjashtim që i mundësonin që i mundësonte këtyre vendeve, të vazhdonin të furnizonin me naftë dhe produkte të tjera të papërpunuara, të naftës apo gazit, që vinin nga Rusia” thotë një burim i Televizionit ABC.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …