Pasi Qeveria të premten ka ekzekutuar pagat e mësimdhënësve për muajin shtator, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i është drejtuar ministres së arsimit Arbërie Nagavci me një letër publike, duke shkruar se zonja Nagavci po tregon heroizëm dhe humanizëm të rrejshëm në raport me mësimdhënësit. Pavarësisht që ministrja e Arsimit ishte njoftuar muaj më parë për grevën, ajo nuk mbështeti mësimdhënësit por përkundrazi “nuk hezitoi të japë deklarata urdhëruese e madje edhe plot shantazh e kërcënime”. Zonjën Nagavci e kishim njoftuar muaj më parë me kërkesat legjitime të anëtarësisë dhe e kishim lutur sa herë takoheshim që ato t’i prezantonte në takimet e Qeverisë duke e paralajmëruar se nëse ato nuk shqyrtohen do të vij deri të greva sepse kjo ishte kërkesë e anëtarësisë. Zonja Nagavci as para grevës e as gjatë saj as edhe një herë nuk ishte Ministre e arsimit dhe nuk iu dëgjua zëri në emër të punëtorëve të arsimit, po nuk mungoi e nuk hezitoi me deklarata urdhëruese e madje edhe plot shantazh e kërcënime. Ajo vazhdoi t’i duartrokiste edhe fyerjeve e deklaratave nënçmuese te Dimalit, Yllit, Dibranit, Sadriut e disa të tjerëve që u ka humbur çdo gjë njerëzore, ka thënë mes tjerash kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …