“The Handake Project”, shfaqja më e mirë e Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Në natën finale të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, shfaqja “ The Handake Project” nga Qendra Multimedia nga Prishtina, ishte shfaqja e mirë e këtij festivali. Ndarjen e këtij çmimi e bëri Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku. Kjo shfaqje autor kishte Jeton Nezirajn, ndërsa regjisore e saj ishte Blerta Neziraj. Kjo shfaqja u shpërblye edhe për regjinë më të mirë që i takoi Blerta Nezirajt, ndërsa këtë çmim e ndau drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani. Një përmbledhje të shkurtër të këtij festivali e ka bërë Sulejman Rushiti- kryetar i jurisë, i cili ka thënë se çmimi special i këtij festivali i takon spektatorëve të mrekullueshëm që ka Ferizaj. Pas kësaj fjale është vazhduar e ndarjen e çmimeve  të tjera të këtij festivali. Kostumgrafia më e mirë ishte  e Ballagoj Micevskit nga Qendra Multimedia. Çmimi për skenografinë më të mirë ju dha Bekim Korca për shfaqjen “Ora e Vdekjes”. Çmimi special ju nda Liridiona Shehut dhe Albulena Kryeziu-Bokshi. Aktorja më e mirë dytësore femër ju nda Kosovare Krasniqi me shfaqjen “Babi dhe Babi”. Aktori më i mirë dytësor mashkull,  ju nda Blin Sylejmanit, ndërsa aktori më i mirë dhe çmimi “Ismail Rama”, ju nda Arben Bajraktarit. Aktorja më e mirë  dhe çmimi “Adriana Abdullahu”, ju nda Ilirë Vincës. Juria e këtij festivali ishte Sulejman Rushiti, Edona Berisha dhe Zymber Kelmendi. Ky ishte edicioni i 52 i Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

May be an image of 6 people, people standing, people playing musical instruments and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …