Vlora Çitaku

Çitaku: Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra

Çitaku: Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të kryeministrit, Albin Kurti dhe mënyrës së tij se si po e qeverisë vendin. Ajo ka shkruar se kryeministri ka vendosë me na bindë me fjalë se punët nuk i kemi pasur kurrë më mirë.

Në Kosovë janë rritur:

  1. Çmimet e produkteve esenciale
  2. Çmimi i rymës
  3. Inflacioni
  4. Rradhët e pritjeve për vizë në Ambasada.

E në ndërkohë, përderisa qeveritë e vendeve në rajonin tonë  kanë ndërmarrë masa për të ndihmuar qytetarët, Kryeministri Kurti ka vendosë me u mundu me na binë me fjalë se punë nuk i kemi pasë kurrë më mirë.  Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret.

Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra.

Çitaku, Kurtit: Fjalimet kryejnë punë në opozitë, në Qeveri duhen vepra”, ka shkruar, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …