Në Serbi është sulmuar autobusi i Kosovës i linjës Cyrih – Prishtinë gjatë kthimit në Kosovë. Sulmi ka ndodhur mbrëmë, në rrugën Nish – Leskovc, rreth orës 18:50. Duke treguar për këtë sulm, pronari i kompanisë “Turist Kosova e Re”, Agim Muçolli ka thënë për “Zëri” se sulmi ka ndodhur derisa ishin në lëvizje. .“Rasti ka ndodhur në Serbi derisa ishim duke udhëtuar nga Zvicra në Kosovë. Ishim në lëvizje kur papritur ndodhi sulmi. Njëri nga udhëtarët i ka parë dy persona të cilit ishin të maskuar”, ka deklaruar mes tjerash, biznesmeni, Agim Muçolli. Ai ka njoftuar po ashtu se rastin e ka lajmëruar tek policia e Serbisë dhe Kosovës kur ka arritur në pikën kufitare.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …