Vladimir Putin

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, sot mbanë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, sot mbanë  mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.  Lajmi për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan The Guardian. Mbledhja vjen pas një shpërthimi të shtunën, 8 tetor, që shkaktoi shembjen e një pjese të një ure që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë. Ndërkohë autoritete ukrainase kanë bërë me dije se numri i viktimave nga bombardimet ruse në Zaporozhja është 12 dhe jo 17 siç  kishin njoftuar më parë. Menjëherë pas sulmeve, këshilli i qytetit tha se 17 persona u vranë, por më vonë sqaroi dhe tha se viktimat janë 12. Sekretari i këshillit të qytetit Anatoliy Kurtev tha se raketat goditën qytetin gjatë natës dhe se të paktën 20 shtëpi private dhe 50 ndërtesa banimi u dëmtuan. Të paktën 40 njerëz shkuan për ndihmë në spital dhe dhjetëra të tjerë po trajtoheshin për lëndime mesatare deri të lehta, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …