Situata në Kosovë aktualisht është e qetë, deklaroi komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, i cili pritet që sot ta dorëzojë detyrën. Gjatë mandatit të tij 1-vjeçar pati shumë zhvillime në fushën e sigurisë, si lufta në Ukrainë apo edhe trazirat në veri natën e 31 korrikut. Komandanti i KFOR-it, në një intervistë për Kosovapress se pranon se lufta në Ukrainë rriti tensionet edhe në Kosovë, por që tani këto janë ulur ndjeshëm. Sipas tij, nuk ka asnjë kërcënim të shtuar të sigurisë ndaj Kosovës për shkak të zhvillimeve në Ukrainë. Por unë mendoj se kjo mund të ketë ndodhur në shumë vende të Evropës, sepse ka kaluar një kohë shumë e gjatë që kur kemi pasur një luftë në Evropë. Pra, menjëherë pas fillimit të pushtimit rus, ne përjetuam disa tensione në Kosovë, njerëzit ishin më të frikësuar, por më pas këto tensione u qetësuan dhe tani nuk e kemi këtë nivel të lartë të tensioneve. Sa i përket sigurisë, KFOR-i monitoron situatën në mbarë Kosovën dhe nuk kemi identifikuar ndonjë kërcënim të shtuar të sigurisë ndaj Kosovës për shkak të luftës në Ukrainë. Ne e kemi filluar këtë aktivitet monitorues edhe para se të shpërthejë lufta në Ukrainë, dhe me bindje mund të them se nuk kemi identifikuar ndonjë kërcënim të shtuar ndaj Kosovës, për sa i përket këtij konflikti në Ukrainë”, deklaroi Kajari.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …