leoni

Më 4 shkurt, në Gjykatën Speciale mbahet konferenca kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Shaqir Vukaj: Është për t’u përgëzuar qëndrimi i Tiranës zyrtare (fatkeqësisht jo i Prishtinës) në mbështetje, të krerëve të UÇK-së

Diplomati dhe veprimtari i mirënjohur dr, Shaqir Vukaj në një shkrim autorial të botuar në Dita  ka shkruar se është për t’u përgëzuar qëndrimi i kohëve të fundit i Tiranës zyrtare, fatkeqësisht jo i Prishtinës zyrtare, në mbështetje, përkrahje morale e madje zyrtare për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin që prej dy vitesh mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë. Vizitat që bënë në Hagë Edi Rama, e ditët e fundit presidentët Moisiu, Meidani, Topi, ish kryeministri Majko, Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë dhe fjalimi i Edi Ramës në OKB tregojnë për një angazhim serioz të Tiranës në mbrojtje të së drejtës, të vërtetës, të Luftës së UÇK-së e kryesorja Kosovës si shtet i pavarur. Siç thotë populli më mirë vonë se kurrë, sepse këto duheshin bërë shumë kohë më parë, kur prokurorja Karla del Ponte, Dik Marti dhe në radhë të parë Moska zyrtare ishin angazhuar me të gjitha mënyrat për të dënuar jo vetëm këta heronj të Kosovës, por UÇK-në, luftën e saj, Kosovën, Shqipërinë e kombin shqiptar. ( Më shumë në Analiza)

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …