Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklaratat për rritje ekonomike, pa fakte, janë ofendim për një popull të tërë. Sipas tij, rritje kanë shënuar vetëm importet e mallrave nga Serbia. Rritja ekonomike sipas Bankës Botërore është 3.1 për qind e jo siç e projektuat ju 10.5 për qind. Inflacioni, po ashtu sipas Bankës Botërore, është 19.1 për qind. Kjo i bie se fuqia blerëse e qytetarit të Kosovës, është përgjysmuar. S’ka si të jetë ndryshe, kur janë shtrenjtuar gjithë artikujt e domosdoshëm për jetesë, e qeveria e ka bllokuar Ligjin e Pagave! E ka bllokuar edhe ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, siç ishte “Kosova e Re” dhe gazsjellësi amerikan, me arsyetime qesharake, se megavati prej 80 eurove i dukej i shtrenjtë, e sot, çmimi i tij pothuajse është dhjetëfishuar”. Kjo qeveri e ka kapërcyer çdo parashikim dhe importet nga Serbia prej 174 milionë në vitin 2020, kanë mbërritur në mbi 306 milionë euro, që është për 76 për qind më shumë nga viti paraprak. Prandaj deklaratat për rritje ekonomike, pa fakte, janë ofendim për një vend e për një popull të tërë”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim një delegacion të deputetëve nga Britania e Madhe
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim një delegacion të deputetëve …