leoni

Komiteti për Shëndetësi në Malishevë miraton planin e punës për vitin 2022

Mbledhjen e tretë të rregullt të Komitetit për Shëndetësi Mirëqenie Sociale dhe Persona me Nevoja të Veçanta në komunën e Malishevës e drejtoi, kryesuesi, Aziz Thaçi. Në këtë mbledhje nga anëtarët e komitetit u diskutua, miratimi i planit të punës për vitin 2022, me theks të veçantë, përcjellja dhe realizimi i projekteve për këtë vit kalendarik në sektorin e shëndetësisë, si dhe gatishmëria e anëtarëve të komitetit për shëndetësi, të marrin pjesë aktive në  planifikim dhe rekomandim, kur do të dalë në dëgjim publik Korniza Afatmesme Buxhetore dhe buxheti për vitin, 2023/2026, përkatësisht për vitin 2024. Në fund  anëtarët e komitetit vendosën që nga fundi i kësaj jave, të realizojnë vizitë në institucionin shëndetësorë QKMF ” Dr. Shpëtim Robaj”, në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Avokatit të popullit organizon takime me qytetarët malishevas, Avokati i popullit një hap më afër qytetarit

Komuna e Malishevës nëpërmjet faqes zyrtare të saj në Facebook ka bërë të ditur orarin …