FSK

Pjesëtarë të FSK-së morën pjesë në aksionin në nivel vendi, me moton “Ta pastrojmë Kosovën”

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe udhëheqës të saj, morën pjesë në aksionin në nivel vendi, me moton “Ta pastrojmë Kosovën”. Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” filloi në Lagjen Kalabria në Prishtinë, ku morën pjesë, gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, përfaqësues dhe vullnetarë të iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, nxënës të shkollave fillore të Prishtinës, si dhe vullnetarë e qytetarët të tjerë. Me këtë rast, gjenerali Zymer Halimi përshëndeti pjesëmarrësit e aksionit për pastrimin e ambientit, nxënësit e shkollave fillore, ushtarët e FSK-së, dhe qytetarët e Kosovës. Ai, ndër të tjera tha: “Këtë aktivitet e kemi bërë tashmë tradicional në gjithë Kosovën. Sot, po marrim pjesë dhe po kontribuojmë në pastrimin e ambientit sepse është në të mirën e fëmijëve dhe qytetarëve tanë.  Gjeneral Halimi shtoi se, FSK-ja si zakonisht ka përkrahur dhe do të përkrahë aksionet e tilla, që janë në dobi të Kosovës. “Ne, sot jemi angazhuar në shumë qytete të Kosovës, me ushtarë dhe me një pjesë të mjeteve-makinerisë të rëndë, si kamionë dhe ngarkues, si në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Burim, Fushë Kosovë e vendeve të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …