leoni

36 vjet më parë, më 11 prill të vitit 1985 u nda nga jeta Enver Hoxha, udhëheqësi komunist i Shqipërisë

RKL: Edhe pse ka vdekur më 11 prill të vitit 1985, Enver Hoxha vazhdon të jetë “Lugat” që u trazon mendjet, mercenarëve të të gjitha prejardhjeve

Edhe pse ka vdekur më 11 prill të vitit 1985, Enver Hoxha vazhdon të jetë “Lugat” që u trazon mendjet dhe nuk i lë ta bëjnë gjumin rehat kolaboracionistët e fashizmit e nazizmit, bashkëpunëtorët e Titos, Koçi Xoxes, Rankoviçit, Azem Vllasit, Ali Shukrisë, Sinan Hasanit, Sali Berishës, Ilir  Metës, Milosheviqit,  dhe tërë një klase dështakësh, të cilët çirren e gërvishten  për të treguar se sa të zellshëm kanë qenë kundër Enverit( kuptohet, nga viti 1991 e jo më herët, sepse sa ishte gjallë do dihet se si iu kishin servilosur) me qëllim për t’i treguar Amerikës, sesa shumë e duan atë edhe kur ajo i shpallë non grata, por nuk ia falin dot bashkëpunimin me Edi Ramë, me Hashim Thaçin deri para dy viteve dhe me politikanët e dëshmuar pavarësisht se cilës prejardhje politike i takojnë.

Nga frika e “arsyeshme” se  Socialistët do të fitojnë edhe mandatin e katërt me radhë të qeverisjes në Shqipëri, ata ndodhen para dilemës hamletiane, dhe, nuk po lënë gurë pa rrokullisur kundër ish regjimit komunist të Shqipërisë, duke akuzuar hapur Partisë Socialiste si pasardhëse të saj, pavarësisht realitetit, të cilin më së miri e ka kuptuar pikërisht Amerika, idhulli nën të cilin fshihen ata që e quajnë veten demokratë të markës “Berisha-Meta”, edhe pse realiteti faktik është krejt ndryshe,

Fushata e tyre e orkestruar kundër kohës së Enverit, edhe pse ajo në kuptimin ideologjik të kohës dhe mënyrës së qeverisjes së vet ka përfunduar, në vitin 1991, bëhet me qëllim të kukurisjes e e përhapjes së zhurmërimeve të  gënjeshtrave sa më shumë që ë jetë e mundur në mënyrë,  që ato të duken të vërteta, sepse nuk kanë ide se çfarë mund të bëjnë tjetër, as dinë të bëjnë ndryshe pasi janë  mashtrues të panjerëzishëm dhe puthadorë të të huajve.

Duke qenë se i kanë djegur vetë të gjitha adutët, bonuset e ofertat me keqqeverisje, korrupsion, trafiqe, vjedhje dhe përvetësim të pasurive të Shtetit, duke qenë të zhytur në krime e mashtrime, në vrasje e trafiqe ndër më të pistat, dhe duke mos treguar asnjë pikë vullneti për ta braktisur atë rrugë, ata tani  kanë filluar luftën e tyre kundre vlerave kulturore dhe fizike  të socializmit të kohës së Enver Hoxhës.

2.

Pse për servilët e puthadorët e të huajve filmat e kinostudios Shqipëria e Re nuk u dashka të shfaqeshin edhe pse  janë filma  antologjikë,  disa nga ata në nivelit të lartë të kinematografisë botërore?

Për servilët e puthadorët e çdo pushteti filmat e kinostudios Shqipëria e Re nuk u dashka të shfaqeshin edhe pse ata filma  antologjikë shfaqen në  dhjetëra e dhjetëra  platforma televizive kudo në trojet shqiptare, por edhe në shumë vende të botës, madje edhe në kinematë e Kinës.

Debati për filmat e Kinostudios “Shqipëria e Re”, sërish po rikthehet në qarqet e dështuara  e të deplasuara të Partisë Demokratike në Shqipëri, dhe jo pak mbetjeve të tilla në Kosovë, gjithnjë në përpjekje për të ashtuquajturin “dekomunistizim”, sepse me mendjet e tyre laroshe e të retarduara fitorja e socialistëve e paska burimin te ish regjimi komunist i Shqipërisë, dhe përderisa nuk gërryhet krejt komunizmi sipas “logjikës”  të tyre,  PD-ja  tashmë shkizmatike e Berishës nuk ka kurrfarë shansi të fitojë në zgjedhje.

Më në fund e kanë kuptuar edhe hilenë që u bërë Edi Rama,  për t’ i ndarë e për t’ i përçarë, duke rikthyer, në Shqipëri Mit-hat  Frashrin, edhe ashtu të  vdekur përgjithmonë, duke lejuar shtatoren e  Ahmet Zogut në Tiranë, vend të cilin më se tepërmi e  vizitojnë dhe e vizatojnë çafkat e sorrat,  duke  ngritur monument  për zonjën me origjinë hungareze, Xheraldina Aponji, andaj tani më të egër se kurë tani po i turren kulturës si qentë kur iu turren ujqve por nuk ua mbante të përleshen me ta.

Këto mendje të kalbura, po rrahin daullet kundër komunizmit për t i dëgjuar Amerika dhe zonja Yuri Kim në Tiranë, sepse ata paskan qenë meritorë në rrëzimin e asaj që e  quajnë diktaturë komuniste dhe e cila sipas tyre qenka   rikthyer në Shqipëri, përmes Partisë Socialiste.

Këto mbetje fashiste, balliste, naziste, zogiste, titiste, rankoviçiste disa nga bijtë e bijat e tyre tashmë të vetë deklaruar si demokratë, duan ta kthejnë prapa, në mos ta zhdukin krejt  historinë e ndritur 45 vjeçare të Shqipërisë Socialiste e cila u dha punë, bukë, banesa, i shkolloi  edhe pse ishin  bij kolaboracionistësh, e tradhtarësh me damkë i bëri madje edhe kuadro të shtetit, por njerëz nuk arriti t i bëjë dot, sepse ata u kthyen sërish në gjenezën e ADN-së së tyre.

Për mendjet e këtyre bastardëve e donkishotëve, më të mjerë sesa ai i Servantesit  procesi i  të ashtuquajturit dekomunistizim  i Shqipërisë, pas 32 viteve, u dashka të fundoset, me krejt trashëgiminë, filmat, letërsinë, artet,  kulturën, tërë krijimtarinë artistike, pale edhe  ndërtesat e asaj kohe,  digat e liqeneve, rrugët, urat, hekurudhat. U dashka që krejt malet të digjen sepse i takojnë asaj kohe, sepse ishin vetë shqiptarët të cilët i pyllëzuan. U dashka të prishen edhe hidrocentralet, edhe pse  është ajo drita e Partisë së Punës së Shqipërisë, që u ndriçon   apartamentet, banesat e kështjellat e tyre që i kanë ngritur me korrupsion si  Sali Berisha Ilir Meta dhe tërë soj-sorollopi i tyre.

Edhe ndonjë mbetje e mendësisë së tillë berishiste gërhet nga Kosova kundër atyre filmave edukativë e arsimorë, disa edhe ideologjikë e partiakë, disa historikë e shoqërorë, përgjithësisht filma të një kinematografie që ka shënuar majat e prodhimtarisë filmike  shqiptare, që ka lë gjurmë edhe në historinë e kinematografisë botërore. Dhe gërhatësi ndodh të jetë edhe regjisor, që me asnjë film apo dramë të vetme nuk i afrohet as te  këmba filmave të kohës së Enverit. Dhe në vend se të flasë si “profesionist”, si njeri që jeton me kohën dhe lëvizjet historike që ndodhin me të, si njeri që do të duhej të kishte pak më shumë rezon ligjet e natyrës janë të përjetshme dhe nuk ia del  kush kundër tyre   ai për t ia bërë hatrin (Xhaxhit) Bacit Sali Berisha thotë se Enver Hoxha ka qenë kriminel ashtu si  Millosheviqi,  regjimi i të cilit, në mesin e 13 mijë të  vrarëve dhe  të masakruarve shqiptarë gjatë kohës së luftës kishte mbytur edhe 1440 fëmijë shqiptarë, ndërsa nuk gjendet një emër e mbiemër  i një fëmijë të vetëm shqiptar të jetë vrarë për 45 vjet nga regjimi i Enver Hoxhës. Një mendje e tillë e çoroditur tanimë në fazën e çmendurisë senile paksa edhe të trashëguar, mendon se duhet censuruar  madje edhe zhdukur të gjithë filmat e pse jo edhe literatura shqiptare e 45 viteve të socializmit!!!. I tillë ishte shfaqur edhe një mercenar me prejardhje titiste, rankoviçiste, millosheviqiane, një emër që para se të shkruhet,  duhet vendosur menderën e menderosur.

Kjo nuk do koment, por është paraja që fshihet pas saj dhe të tillët shfaqen në disa nga mediet  mercenare, që shiten e blihen si putanat.

Përpjekja  e mjerë e donkishoteske se mund të  ndalohet shfaqjet e filmave të tillë, është anakronike  dhe vetëm sa e rritë edhe më shumë interesimin e shikuesve, ashtu sikur ka ndodhur edhe me veprat e ndaluara. Sot në epokën digjitale të bësh propozime të tilla dhe të pretendosh se mund të ndalosh me ligje  15o filma të Kinostudios, “Shqipëria e Re” dhe të produksioneve të tjera është më shumë se një marrëzi e kohës, më shumë se një hallakatje e  mendjeve servile e senile, që pretendojnë të aplikojnë censurë në emër të demokracisë, demokraci sipas bindjeve të shijeve të butakëve  të çdo pushteti të huaj, të mercenarëve me ADN-së pacifiste prej kohës së baba Dovletit, Kralit të parë e të dytë serb, Duçes e Hitlerit ( Baba Hetës) sikur e quante, Xhafer Deva e  deri ne Millosheviqi. Alimadhët, Alibejat,  dhe aluatet e malukatët  e kohës sonë po tregojnë, zemërimin e tyre të sëmurë, fiksionin e tyre të  handakosur, egot e tyre të çoroditura e perverse. Në këtë mënyrë po bëhen turpi i botës. Po ku di ky soj sharlatanësh se çka është turpi. Këta dinë vetëm vurmakun, të cilin edhe nëse e kanë ngrënë ndonjëherë, prapë e harrojnë, që do të thotë se nuk e kanë ngrënë të tërin.

Filmat e Kinostudios, “Shqipëria e Lirë”  dhe të tjerë të kohës së Shqipërisë Socialiste po shfaqen dhe do të shfaqen kudo dhe përgjithmonë në platforma vizuele për ditë e më shumë në qindra  platforma  televizive.

Karvani i rikthimit të vlerave të vërteta kombëtare ecën e ecën, ndërsa Lepe-peqet e servilët  ashtu si qentë e langonjtë do të lehin e do të lehin. Edhe kur një ditë karvani të ketë arritur  në destimimin e caktuar dhe atëherë  qentë lehin dhe  lehin.

Kjo ka qenë,  është dhe do të mbetet përgjithmonë në natyrën e tyre.

Jo rastësisht shkrimtari gjenial Dostojevski kishte thënë, “Nëse nisesh për rrugë, dhe çdo qeni që të leh i thua qybe, nuk arrin dot me kohë, andaj shpejto dhe lejo qentë le të lehin…

Gjuha  e përdorur në këtë vështrim duket e ashpër dhe diskredituese, por është nergut për një kategori të tillë puthadorësh që nuk e kuptojnë, po t’ u thuash me “temsil”. Shumë më mirë do ta kishin kuptuar shkinisht, por…

 

 

Ahmet Qeriqi

10 tetor 2022

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …