PDK-ja i ka propozuar Qeverisë, që në postin e zëvendës-kryeministrit ta emërojë Hajredin Kuçin, Enver Hoxhajn në pozitën e ministrit të Punëve të jashtme dhe Gani Kocin ministër të Drejtësisë. Kryesia e PDK-së qysh në mbledhjen e 13 majit, kishte vendosur për t’i propozuar Qeverisë, tre emra për ministra dhe zëvendës kryeministër. Ky vendim është diskutuar dhe me 19 maj në kryesinë e PDK-së dhe nuk ka pasur ndryshime. Emrat janë dërguar te kryeministri dhe kjo çështje të procedohet më tej. Ndryshimi i emrave në Qeveri është bërë pasi që Hashim Thaçi është zgjedhur në postin e kryetarit të Kosovës, i cili në Qeverinë Mustafa mbante edhe postin e zëvendës-kryeministrit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …