Pentagoni kërkon nga kryetari, Joe Biden, që t’i përmbahet marrëveshjes për largimin e trupave nga Afganistani

Joe Biden, ka njoftuar javën e kaluar për faljen e mijërave amerikanëve të dënuar se ishin kapur me marihuanë

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar javën e kaluar për faljen e mijërave amerikanëve të dënuar se ishin kapur me marihuanë. Shtëpia e Bardhë thotë se plani i presidentit Biden synon të korrigjojë praktikën shumëvjeçare të ngritjes së akuzave në masë ndaj minoriteteve. Disa republikanë kanë filluar tashmë ta kritikojnë këtë iniciativë ndërsa afrohen zgjedhjet e mesmandatit në muajin nëntor. “Siç e thashë kur kandidova për president, askush nuk duhet të shkojë në burg për përdorim apo mbajtje marihuane. Është tashmë e ligjshme në shumë shtete, dhe historiku penal për marihuanën ka krijuar pengesa të panevojshme për punësimin, strehimin, dhe mundësitë për arsimim. Dhe këto janë përpara se të diskutohet për pabarazitë racore të atyre që vuajnë pasojat”, ka thënë presidenti Biden në mediat sociale. Shtëpia e Bardhë thotë se faljet i japin një shans të dytë njerëzve me historik penal për marihuanë, të cilët kanë shanse të pakta për punësim apo strehim. Është pjesë e një përpjekjeje më të madhe nga presidenti Biden për të ndryshuar mënyrën se si klasifikohet marihuana në Shtetet e Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …