leoni

Asambleja Parlamentare e NATO-s vizitoi FSK-në

Asambleja Parlamentare e NATO-s vizitoi FSK-në

Pjesëmarrësit  e seminarit të 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Kosovë, të kryesuar nga Sekretarja e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare  Ruxandra Popa, kanë vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ferizaj. Ata u pritën nga Shefi i stafit të FSK-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj i shoqëruar nga zëvendës komandanti i KDS -së kolonel Mehmet Lladrofci. Gjeneral Dreshaj  përshëndeti të pranishmit në emër të Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant, Bashkim Jashari,  i cili po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Z. Armend Mehaj. Gjeneral Dreshaj me këtë rast prezantoi para të pranishmëve vizionin  dhe të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe u diskutua për sfidat dhe kërcënimet  në rajon dhe më gjerë, gjithashtu  të arriturat e FSK-së bazuar në planin 10 vjeçar të tranzicionit, krijimin e kapaciteteve të mbrojtjes me mandatin e ri të FSK-së. Ata po ashtu u njoftuan edhe me kapacitetet që ofron Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, ku shefi i shtabit nënkolonel Arsim Shaqiri, prezantoi  misionin dhe strukturën, kurset dhe trajnimet, planet për të ardhmen, bashkëpunimin bilateral me vendet partnere që po ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve të KDS-së. Të pranishmit patën mundësin të shohin edhe disa nga stërvitjet  që janë duke u realizuar në KDS.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …