Gazetarët në Turqi kanë qenë në punën tonë epiqendra e përpjekjeve tona për propagandimin e çështjes së Kosovës. Kush tërheq gazetarët në anën e tij, ka shanse të mëdha në mbrojtjen dhe argumentimin e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës, më tha ambasadori Ulvi Lulo, para se të nisesha për të filluar detyrën e re të ambasadorit në Ankara, në një vizitë që i bëra në shtëpinë e tij në Tiranë, kur kishte dalë në pension. Këtë punë, më tha ai ,mere vetë në dorë , mos kurseni se propagandë pa para nuk bëhet. Në Turqi keni një terren shumë të përshtatshëm për Kosovën, keni një lob shumë të fuqishëm duke filluar që nga Asambleja e Madhe Kombëtare (Mexhlisi), në qeveri, në ushtri, në popull e kudo, por gjithçka fillon nga gazetarët e shtypit të shkruar dhe të mediave elektronike, mbani afër gazetarët, më porositi ish- ambasadori i Shqipërisë në Turqi zoti Ulvi Lulo. Duhet të them se kjo ishte edhe porosia e ministrisë sonë të punëve të jashtme. Ne si ambasadë me gazetarët punonim me përparësi, me synim që atyre t’u spjegonim në radhë të parë si dhe pse iu shkëput Kosova Shqipërisë, në Ç’rrethana politike ndërkombëtare dhe ballkanike, etjet e fqinjëve tanë për t’a gjymtuar dhe mundësisht për t’a zhdukur Shqipërinë, por bijtë e saj rrëmbyen armët dhe i dolën zot atdheut.
Me gazetarët bënim një punë të diferencuar në kuptimin që edhe ata që nuk e njihnin problemin e Kosovës, ta mësonin duke u dhënë materjalet tona, ku argumentohej me fakte historia. Me vete kishim të drejtën. Në Turqi kishte drejtuës gazetash por dhe pronarë gazetash apo dhe mediash elektronike, të cilët ishin shqiptarë ose me rrënjë shqiptare nga nëna apo nga babai, nga gjyshi apo gjyshja, me të cilët e kishim më të lehtë të punonim për Kosovën, gjysma e tyre ishin kosovarë të përzënë nga Kosova, ata ishin shpirtërisht të përkushtuar për Kosovën, bile kishte prej tyre që na thoshin, sa të plasë pushka në Kosovë do të kthehemi në vatan të luftojmë dhe ndonjeri prej tyre citonte Migjenin ; “Në lufta të rrepta kemi m’u ndeshë dhe për fitore kemi me ra fli”. Dhe kështu ndodhi, kur plasi pushka në Kosovë shumë kosovarë nga Turqia iu ngjitën UÇK-së, të tjerë shqiptarë të Kosovës apo të Shqipërisë ndihmuan sa mundën luftën në Kosovë.
Ne kishim listat e gazetarëve dhe u dërgonim revista, leksione, botime të ATSH-së , libra ku cështja shqiptare ndricohej me argumenta dhe fakte historike dhe demaskonim propagandën antishqiptare jugosllave dhe sllavomadhe. Çdo javë ftonim në ambasadë, kryesisht ditën e premte gazetarët turq dhe të huaj ku organizonim konferenca shtypi të shoqëruara me pritje- koktej. Gjatë konferencave të shtypit zhvillonim tema politike dhe historike, të përgatitura mirë dhe me kujdes, të cilat shoqëroheshin me pyetje nga gazetarët dhe diskutime të ndërsjellta. Në veprimtaritë e tjera sic ishin hapja e fotoekspozitave për vendin tonë, ose konferenca shtypi në Ankara, Stanboll, Izmir, Eskishehir, Bursa Samsun etj., ftonim gazetarë dhe fotoreporterë për t’i mbajtur në korrent me qëndrimet e Shqipërisë ndaj Kosovës si dhe demaskonim politikën serbe antishqiptare si dhe reprezaljet që bënin serbët atje sic ishte mbyllja e shkollave apo serbizimi i tyre , përndjekja e rinisë, mohimi i të drejtave të saj, mohimi i autonomisë së Kosovës e të tjera.
Disa gazetarë i dërgonim nëpërmjet Komitetit të Marrëdhënieve Miqësore dhe Kulturore me Botën e Jashtme të vizitonin vendin tonë dhe të njiheshin nga afër me historinë tonë shekullore. Shumë gazetarë i ftonim në pritjet tona me rastin e festimeve që bëheshin për përvjetorin e Pavarësisë dhe atë të Çlirimit të Atdheut dhe datave të tjera historike. Disa gazetarë të tjerë i ftonim në pritjet që organizonte ambasada në Ankara me rastin e ardhjes në Turqi të delegacioneve të ndryshme qeveritare, parlamentare, ekipeve sportive, trupave të Operas dhe Baletit, Ansambleve të Këngëve dhe të Valleve etj. ku u jepnim mundësi të njiheshin direkt me antaret e delegacoineve tona të niveleve të ndryshme.
Ne mbanim lidhje me shumë gazetarë të mbi 25 gazetave turke si më poshtë : Millijet, Hyrijet, Xhumhurijet, Terxhuman, Turkish Dayli Nws, Tyrkije, Myxhadele, Dynja, Milli – gazete, Meydan, Çankaya, Gynesh, Son Havadis, Istiklal, Bursa, Olay, Medenijet, Tyrkeli, Ankara Tyxharet Gazetesi, Mydafi, TEMPO, 24 Saat, Turkish Times. Këto gazeta i kishin qendrat e tyre në Ankara dhe në Stanboll.
Në Ankara, Ryzgarllë Sokak (Sokaku i Furtunës) ishte bastioni ynë i shumë gazetave, ku, ne njihnim shumë gazetarë , dhe sa ua shpinim materialet tona për Kosovën, i futnin në shtyp dhe të nesërmen i gjeje të botuara në faqet e shtypit. Njerzit tanë që merrëshin në atë kohë me shtypin, ishin shokët Osman Osmani , Nasho Bakalli dhe Akil Pajenga, të tre këta shokë dinin të punonin me turqit, ata e flisnin mirë turqishten dhe priteshin ngrohtë , mirëpriteshin në zyrat e gazetave . Por edhe një gjë duhet shtuar se ankarallinjtë ishin të predispozuar për të mbajtur anën e Kosovës `dhe kosovarëve dhe jo të Serbisë e të serbëve që ishin pushtues dhe kishin kryer krime në Kosovë ndaj shqiptarëve.
Janë me dhjetra gazetarët turq që me penën e tyre kanë dhënë një ndihmesë shumë të Çmuar për Çështjen shqiptare dhe veÇanërisht për problemin e Kosovës.Le ta fillojmë me Prof. Dr Tyrkaya Ataëu, gazetar i gazetës “Turkish Dayli Nws”, i specializuar për Shqipërinë. Në shkrimet e tij ai ka bërë të mundur para lexuesve njohjen e historise dhe kulturës së popullit shqiptar veÇanërisht për mbështetjen që ka dhënë nëpërmjet penës së tij në mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar në Kosovë. Ai ka shkruar dhjetra artikuj gazete për Shqipërinë dhe Kosovën, mund të themi ishte gazetari më produktiv për Shqipërinë dhe Kosoven në Turqi.
Po kështu në qendër të punës sonë ishin gazetat e mëdha, si gazeta “Millijet” ku punonte gazetari i mirënjohur i saj, Mumtaz Sojsall, i cili shkroi në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës dhe kërkonte nga qeveria jugosllave largimin e ushtrisë serbe nga krahinat shqiptare. Ne, Mumtaz Sojsall , si i majtë që ishte, e mbanim afër , i jepnim artikujt e gazetës “Zëri i Popullit” dhe komentet e ATSH-së për Kosovën dhe ai shkruante objektivisht herë pas herë për problemet e saj. Ai bënte pjesë në partinë social –demokrate të Erdall Inonysë dhe kur kjo parti u fut në kualicion qeverisës, Mumtaz Sojsallit i dhanë postine ministrit të punëve të jashtme të Turqisë.
Një nga gazetat që na mbështeste mirë për Kosovën ishte “Turkish Dayli Neës” , gazetë serioze, që lexohej nga të gjithë, sidomos nga të huajt anglishtfolës dhe nga ambasadat, pra shfrytëzohej nga trupi diplomatik dhe dilte edhe jashtë Turqisë. Pronari i saj ishte Ilhan Çevik me origjinë të afërt nga rrethi i Korcës, por për Shqipërinë dhe Kosovën kishte debulesë, ndërsa drejtori i kësaj gazete ishte i biri i tij Ilnur Çevik, një gazetar i mprehtë. Ashtu si dhe gazetave të tjera edhe kësaj gazete ne i Çonim të gjitha materialet tona në anglisht, që na i dërgonte Tirana. Për ato materiale që shkruanin për Kosovën dhe që i duhej bërë jehonë, ne flisnim me Ilnurin në veÇanti, që brënda mundësive t’i botonte dhe ai na ndihmonte me një dashamirësi patriotike si shqiptar që ishte nga nëna dhe nga babai.
SiÇ e përmenda pak më lartë, në Turqi për arsye se ka shumë shqiptarë, ka një terren mjaft të përshtatshëm për Kosovën dhe për ta vërtetuar këtë po sjell një shembull : kryetari i komisionit të mediave të shkruara dhe elektronike të Turqisë atëhere ishte Bejhan XhenkÇi, i Çili ishte edhe deputet në parlamentin e Turqisë. Nga ai vareshin të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike . Ai ishte kosovar. Ai bashkë me vëllaun e tij, pak më të vogël, Abdelkader, për Kosovën dhe Shqipërinë hidheshin në zjarr. Tani, pse e thashë këtë? Ne, si ambasadë e Shqipërisë njiheshim mirë me ta, takoheshim shpesh dhe sa herë kishim vështirësi për botime shkrimesh apo lajmesh në televizion për Kosovën, lidheshim me Bejhanin dhe Çdo gjë zgjidhej pozitivisht dhe lehtësisht.
Vëllai i Bejhanit, Abdelkaderi, ishte deputet i Bursës por ishte një djalë trim dhe i zgjuar. Abdelkaderi ishte dhe një biznesmen i fuqishëm, merrej me pulari. Në atë kohë , domethënë në vitet 1989, në Bursa në lagjet e hyrjes në qytet kishte mbi 700 mijë kosovarë. Historia e ardhjes së familjes së tyre në Turqi, e treguar nga Abdelkaderi me gojën e tij është me pak fjalë kjo: Babai i tij kur ishte i ri, kishte ikur nga Kosova dhe pasi kaloi fusha e male, ishte paraqitur në të ngrysur në shtabin e Mustafa Qemalit por nuk dinte turqisht dhe rojet e gardës që dyshuan për keq e lidhën dhe e futën në hapsanë (burg). Të nesërmen i raportuan Ataturkut se mbrëmë kemi lidhur një jabanxhi. Ç’është ky jabanxhi ?, i pyeti Pashai dhe i urdhëroi t’ia sjellin para tij. Kur të lidhurin e shpunë para Mustafa Qemalit ai tregoi shqip se kush ishte, nga kish ardhur dhe pse kish ardhur, duke thënë se dua të vihem me besa-besë në shërbim të Ataturkut. Pas kësaj , Pashai e kuptoi nga gjuha që ishte shqiptar, qeshi dhe i urdhëroi rojet t’i zgjidhnin duart. Që nga ajo ditë dhe deri sa jetoi Ataturku, im at, na tha Abdelkaderi, punoi në gardën e tij, nga rojet më të afërta të tij.
Njerzit, që do të flisnin për Kosovën shqiptare i zgjidhnim me përparësi, qe t’a donin Kosoven dhe shqiptaret, të ishin personalitete, t’iu dëgjohej fjala në popull dhe të linte gjurmë. Një nga këta personalitete ishte dhe shkrimtari dhe romancieri i madh turk Jashar Qemal, të cilit më 23 maj 1989 i bëra një vizitë në shtëpinë e tij, në një lagje popullore, në adresën: Karametli sokak 20-7, Hikmet apartament, Stanboll. Ai është autor i një numri të madh romanesh si Mehmet imcaku, Shtylla, Legjenda e njëmijë demave, Selman veterinary, Trilogjia e maleve, Kthimi i Mehmet imcakut, Mehmet skifteri, Zogjtë kishi ikur, e shumë të tjera. Ai është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit tonë në Turqi. Në veprat e tij pasqyrohet jeta e përditshme e popullit pa zbukurime, ai përshkroi dhimbjen popullore dhe portretizoi njerzit e thjeshtë.
Jashar Qemalit i fola për historinë e Kosovës dhe vuajtjet e saj gjatë pushtimit serbosllav. I dhashë disa material historike, letrare e kulturore për Kosovën. Ai më dëgjoi me vëmendje. Me të bisedova rreth dy orë. Ai më tha se për krimet serbe në Kosovë më kanë folur edhe Dritëro Agolli, Ismail Kadarea e Dajlan Shapllo dhe kam lexuar shkrimet dhe veprat e tyre për Kosovën. Këtu…këtu…, i kam Shqipërinë dhe Kosovën, më tha dhe vuri dorën në zemër . Duke më përcjellë deri te makina ai tha: Jashasën Arnavutlluk ve arnavutllar, Jashasën Kosovo.(Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët, Rroftë Kosova).
Ndër gazetarët që shkruante mirë dhe objektivisht për Kosovën ishte dhe drejtori i gazetës Xhumhurijet për Ankaranë, Ahmet Tan. Kanë kaluar vite por ai gazetar shkroi dhe bëri një parashikim pozitiv profetik për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Për të ardhmen e Kosovës ka shkruar edhe gazetari Mustafa EkmekÇi, mik i fortë i shqiptarëve, i cili me penën e tij sulmonte pa ndrojtje dhe me guxim serbët, që kryenin vandalizma në Kosovë.
Në konferencat e shtypit që organizonim po thuaj Çdo të premte me gazetarët turq dhe të huaj, të shoqëruar me pritje –koktej, merrte pjesë edhe gazetari-shkrimtari dhe poeti turk Tahsin SaraÇi, demokrat. Ai në diskutimet e tij për ngjarjet në Kosovë mbronte me devocion të drejtat e shqiptarëve dhe denonconte MilosheviÇin dhe klikën e tij dhe RazllatoviÇin për krimet që kryenin paramilitarët serbë. Tahsin SaraÇi nuk arriti dhe nuk e pa me sy Çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, vdiq papritur por mbi varrin e tij ne vumë një kurorë me lule të freskëta.
Me gazetaret e mirënjohura turke Nur Batur dhe Nylyfer Fejizo të gazetës “Millijet”, gazeta më e madhe e Turqisë, që shkruanin për Shqipërinë dhe ngjarjet në Kosovën martire aq objektivisht dhe i dilnin në mbrojtje kosovarëve, duhet thënë se në Çdo aktivitet që organizonte ambasada me gazetarët i ftonim dhe ato na nderonin me pjesëmarrjen e tyre.
Në Ankara kishim edhe dy gazetarë shqipfolës, shqiptarë, njeri ishte nga Shqipëria por i rritur dhe shkolluar në Turqi, i cili quhej Nexhip Allpan, ishte me origjinë nga rrethi i Gjirokastrës, punonte në radio “Zëri i Turqisë” dhe tjetri ishte nga Kosova, nga një familje patriotike, që ishte përzënë nga serbët në Turqi për nacionalizëm shqiptar dhe quhej Avni Çitaku edhe ky punonte në radion “Zëri i Turqisë”. Të dy këta gazetarë i dilnin në mbrojtje Kosovës dhe mendoj se kanë bërë një punë patriotike.
Do dëshiroja të shkruaj pak fjalë për një gazetar turk të veÇantë, që quhej Fahir Armaoglu. Ky gazetar ishte i veÇantë sepse ai i analizonte thellë ngjarjet në Ballkan, nxirte konkluzione logjike dhe bënte parashikime për të ardhmen. Pjesën më të madhe të parashikimeve të tij i kish vërtetuar koha, siÇ ishin ato për të ardhmen e Jugosllavisë, Qipros së Veriut, ndërsa për Kosovën ai shprehej se ajo do fitojë statusin e republikave të tjera jugosllave, që është pavarësia, nuk ka tjetër zgjidhje, theksonte ai, dhe kështu ndodhi.
Po kështu kur u përkujtua 50 vjetori i vdekjes së Ataturkut , në Simpoziumin nga 31 tetori deri më 1 nentor 1988, në temën “ Ataturku dhe politika e jashtme e Turqise” që kumtoi gazetari Fahir Armaoglu, duke analizuar marrëdhëniet e Turqisë me vendet ballkanike, ai erdhi në konkluzionin se Shqipëria është mikja më e madhe e Turqisë në Ballkan. Vallë, këtë realitet a nuk duhet ta shohim dhe ta Çmojmë siÇ është, konkludon Prof. Fahir Armaoglu. Kete konkluzion Prof. Fahir Armaogllu e shkroi dhe e botoi ne nje shkrim te vecantw ne gazeten ”Terxhuman” te dates 3 nentor 1988.
Natyrisht nuk është e mundur që në këtë shkrim të përshkruash punën dhe ndihmesën e të gjithë gazetarëve turq për Kosovën, por është mirë që emëri dhe mbiemëri i tyre të përmendet qartë dhe të falenderohet puna e këtyre gazetarëve : Sami Kohen, Nexhati Karakaya, Mehmet Luma, Gokshin Spahioglu, Jëllmaz Çetiner, Sait Arif Terzioglu, Vedat Abut, Shehap Gensoy, Tahir Zengingonyl, Feridun Evrensel, Ahmet Nadir Xhaner, Niazi Axhun, Gyner Samllë, Irfan Ynver Nasratinoglu, Xhengiz Çandar, Nylyfer JallÇën, Ali Kërxha, Kaya Oztash, Semih Gyner, Oktay Ballamir, M. Nexhati Ëzfatura, Ferhat KoÇ, Semih Idis, Ahmet Demirel, Sejfi Tashan, Nexhdet Bulluz, Mehmet Bixhan, Mustafa Ajvallë, Nazmi Bilgin, Zeki Aparë, Mustafa Ajverdi, Istiklal Jaralldëllësh, Xhejhun Bajdar, Gyraj Sojkut, Nezih Demirtepe, Ender Jolldar, Belgin Erdogan, Selin Çaglayan, Mehmet Yzylker, Serap Lalezar, Mahmut Bullut, Xhemal Ak, Nihat Dalay, N, Hajretin Irgin, Yahya Aksoj, Taxhiser Onuk, Tanzhu Atesher, Galip Leblebixhioglu.
Nesip Kaçi është publicist dhe diplomat